Rikthehen turistët izraelitë, sot fluturimi i parë direkt nga Tel Avivi në Tiranë

Shqipëria

Rikthehen turistët izraelitë, sot fluturimi i parë direkt nga Tel Avivi në Tiranë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Kompania Ajrore e Izraelit ka njoftuar se do të rifillojë për të kryer fluturime të drejtpërdrejta të pasagjerëve nga Tel Aviv në Tiranë sot, 13 maj 2021 me fluturimin e parë direkt në 17:30 pasdite.

Lajmin e bëri të ditur Ambasada e Shqipërisë në Izrael.

“Fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion jashtë Tel Aviv, në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza pranë kryeqytetit Tiranë do të zgjasin rreth dy orë e gjysmë dhe do të kryejnë tre herë në javë nga 13 maj deri në tetor, duke hapur kështu sezonin turistik midis vendeve tona.

Duke uruar për të gjithë pasagjerët një udhëtim të sigurt në Tiranë!”, shkruan Ambasada e Shqipërisë në Izrael në rrjetet sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat