Ministri Klosi thirrje turistëve: Duhet të kemi një Shqipëri të pastër

Shqipëria

Ministri Klosi thirrje turistëve: Duhet të kemi një Shqipëri të pastër

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:29
Blendi Klosi

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se Shqipëria është një destinacion i njohur për të huajt.

Përballë gazetares Ilva Tare në “Ilva Now”, ministri tha se performanca pozitive do të varet nga treguesit epidemiologjikë të COVID-19.

Ai tha se tregu turistik është një konkurrencë e fortë mes vendeve, dhe Shqipëria duhet të garojë me shtetet që e rrethojnë.

“Sot ka ardhur charter-i i parë nga Izraeli, Shqipëria është e ekspozuar tashmë, unë nuk e kam frikën e sezonit. Shqipëria është një destinacion i loguar. Tani do të shohim se si do të jetë problemi i pandemisë. Është konkurrencë e madhe. Ne duhet t’i marrim treg Greqisë, Italisë, Turqisë, Malit të Zi etj . Nëse në nuk e kuptojmë se kjo është konkurrencë, atëherë…kjo është e vështirë”, tha ai.

Operatori turistik Arben Çipa theksoi se turistët e huaj që vijnë në Shqipëri kërkojnë larmishmëri shërbimesh.

“Të huajt kërkojnë produkt. Që nga aktivitetet shpotive, rafting, aktivitetet që alternohen mes zonave malore dhe atyre bregdetare. Padyshim ne i ofrojmë. Kështu mbijeton industria jonë. Qoftë në Durrës dhe qoftë në Sarandë, brenda një dite ne ofrojmë vizitën në vende arkeologjike, një ditë UNESCO në Gjirokastër. Numri i turistëve të huaj që vijnë në Sarandë dhe në Durrës janë diku tek 1.5 milionë, pra, turistë të organizuar nga operatorët turistikë. Këtë vit do të përfitojë Durrësi dhe infrastruktura në Durrës ka ndryshuar edhe si kërkesa e jona”, tha ai.

Ministri Blendi Klosi kërkoi nga qytetarët të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të bëjnë një turizëm të pastër gjatë këtij sezoni.

“Të hapen kufijtë fillimisht. Duhet të ketë numra dhe kur ka lëvizja jetohet me mirë. Do kemi rregulla shumë të forta në zbatimi të kushteve të pandemisë, por edhe të sigurisë së jetës në plazhe. Ajo që do të kërkoja nga të gjithë, një thirrje e fortë publike, është te kemi një Shqipëri të pastër, është shumë nevojshme që të nderrojmë këtë perceptimin që Shqipëria..”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat