Pas vrasjeve në Elbasan, zëvendësohet shefi i hetimit të krimit

Shqipëria

Pas vrasjeve në Elbasan, zëvendësohet shefi i hetimit të krimit

Më: 14 maj 2021 Në ora: 10:19
Ilustrim

Ngjarjet e rënda që kanë tronditur ditët e fundit qytetin e Elbasanit janë bërë shkak për lëvizje në drejtorinë e policisë së Elbasanit.

Burimte bëjnë me dije se shefi i hetimit, Gjon Gecaj, është transferuar në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.

Ai është zëvendësuar  nga Krenar Guçe, i cili ka qenë më parë shef i sektorit anti drogë në drejtorinë e policisë Tiranë dhe se fundmi oficer në sektorin e krimeve të rënda.

Ngjarja e fundit që tronditi qytetin e Elbasanit ishte vrasja mafioze e Everest Çakës në sy të bashkëshortes së tij.

Një person i vetëm, i veshur sportiv, me kapuç në kokë dhe një maskë kirurgjikale, rezulton të jetë njeriu që mbrëmjen e 11 majit ka qëlluar plot 14 plumba në drejtim të Everest Çakës, i njohur edhe me emrin Ibrahim.

Hetimet për këtë krim të rëndë vijojnë ndërsa ende nuk ka një autor të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat