Vetëvendosja zbulon një tjetër mënyrë manipulimi të votave më 25 prill

Shqipëria

Vetëvendosja zbulon një tjetër mënyrë manipulimi të votave më 25 prill

Më: 14 maj 2021 Në ora: 13:16
Fleta e votimit

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri ka bërë një denoncim lidhur me numërimin e votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Skema që denoncojnë, përfshin numërues që kapin fletën duke mbuluar katrorin ku duket emri i kandidatit të pavarur që i përket Vetëvendosjes. Në këtë mënyrë nuk lejohet të kuptohet nëse në atë katror ka patur ose jo një “X”.

“Si fenomen i përhapur në masë, le të kuptohet se ka qenë pjesë e një plani të manipulimit të vullnetit të qytetarëve për të nxjerr jashtë loje kandidatët e pavarur.

Më poshtë, evidentimin e kësaj shkeljeje e kemi ilustruar edhe me disa shembuj me fotografi, të cilët janë depozituar edhe në KQZ/KAS si pjesë e ankesës tonë zyrtare.” – thuhet mes të tjerash në denoncimin e Lëvizjes Vetëvendosje me qendër në Shqipëri.

Image
Fleta e votimit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat