Aksident i rëndë me 2 viktima në Lushnjë, humbin jetën babë e bijë

Shqipëria

Aksident i rëndë me 2 viktima në Lushnjë, humbin jetën babë e bijë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 14:01
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Kolonjë, te vendi i quajtur kthesa e Bubullimës, në Lushnjë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën babai me të bijën.

 Paraprakisht dyshohet se makina me të cilën kanë qenë duke udhëtuar personat ka përfunduar në kanalin e mbushur me ujë.

Ende nuk dihen detaje të tjera si ka ndodhur aksidenti. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat