Refuzoi t’i bindej urdhrit të policisë për të ndaluar, arrestohet 51-vjeçari në Fier

Shqipëria

Refuzoi t’i bindej urdhrit të policisë për të ndaluar, arrestohet 51-vjeçari në Fier

Më: 14 maj 2021 Në ora: 14:03
Ilustrim

Një 51-vjeçar me iniciale A.H. nga Fieri është arrestuar nga policia pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar. Uniformat blu bëjnë me dije se teksa ka qenë duke drejtuar motorin e tij te Kthesa e Patokut është larguar pas thirrjes së policisë. Pas testit, 51-vjeçari ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur.

“Nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari që drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, duke drejtuar motomjetin tip “Volkswagen”, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së rendit publik për të ndaluar. Pas bërjes së testit të alkoolit rezultoi se ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat