Shqiptarët udhëtojnë me para droge në xhep në Angli, por policia iu pret rrugën

Shqipëria

Shqiptarët udhëtojnë me para droge në xhep në Angli, por policia iu pret rrugën

Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Policia angleze vuri në pranga dy shqiptarë, të cilët udhëtonin me para droge me vete.

Sipas mediave britanike, shqiptarët Durim Mytro, 48 vjec dhe Geni Dragjoshi, 34 vjeç, u kapën me 18 mijë paund me vete në një stadion, pasi kishin udhëtuar nga Birmingham për në Uellsin Jugor.

Udhëtimi i tyre ishte me qëllim që të dorëzonin paratë e përfituara nga fabrika e kanabisit, por ranë në prangat e policisë.

Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet, rezultoi se të dy shqiptarët kishin qenë të dënuar më parë për pastrim parash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat