Alizoti: Më 25 prill nuk pati zgjedhje! Ato nuk do të njihen

Shqipëria

Alizoti: Më 25 prill nuk pati zgjedhje! Ato nuk do të njihen

Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:54
Tomor Alizoti

Udhëheqësi i fushatës së Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, për të cilin Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve po shqyrton kërkesat ankimore të PD dhe LSI-së, tha se KQZ nuk mund t’u mohojë transparencën shqiptarëve.

Tomor Alizoti tha se përgjatë fushatës në terren ka parë sesi janë shpërdoruar paratë e taksapaguesve shqiptarë për të devijuar vullnetin e qytetarëve.

“Kapja e furgonit pas shumë lajmërimesh, pas shumë shpërndarjesh parash dhe ndihmash në terren. E pamë me sytë tanë shpërndarjen e ndihmave për të devijuar vullnetin e popullit shqiptar, vullnetin e votuesve të Beratit”, tha ai.

“KQZ që është përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nuk ka asnjë të drejtë të mohojë këto fakte të prekura dhe të para në terren”, u shpreh ai.

Ai e cilësoi habitës faktin që PS i mori LSI-së mandatin për vetëm 77 vota, ndërkohë që 5200 vota të u shpallën të pavlefshme në të gjithë qarkun.

“Zgjedhje më 25 prill nuk pati, nuk duhen njohur dhe nuk do të njihen. Ato ishin një masakër”, mbylli fjalën e tij Alizoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat