Grida Duma për Arben Imamin: Ndonjë spekulant do të pyeste se pse nuk u dënua kur Rama bërtiste…

Shqipëria

Grida Duma për Arben Imamin: Ndonjë spekulant do të pyeste se pse nuk u dënua kur Rama bërtiste…

Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:21
Grida Duma

Duke kujtuar disa akuza që kryeministri Edi Rama kishte bërë ndaj Arben Imamit pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, ku kërkon që ai të dënohej për korrupsion dhe madje u bë edhe një padi në lidhje me tenderat në Ministrinë e Mbrojtjes, deputetja e zgjedhur, Grida Duma parashtroi disa pyetje retorike.

“Unë e mbaj veten në 2013 se shkoj në një emision të Opinionit për të mbrojtur Ben Imamin sepse kryeministri i sapozgjedhur, Edi Rama, bërtiste në Facebook ‘të ndëshkohet’. Nuk kisha asnjë njohje, dmth nuk kisha asnjë kafe, pavarësisht se nuk dija arsyen pse bërtitej kaq shumë ndaj tij nga Rama, e mbrojta me një parim të madh; që një kryeministër nuk mund të ulërasë, organet e drejtësisë vendosin për dënimin. E them këtë se ajo që dëgjoj sot, është një përsëritje. A mund të përdorej nga një spekulant që do donte t’i bënte keq Ben Imamit? Po të donte një spekulant të thoshte pse ky Beni s’u dënua, u bashkua me Ramën që shpëtoi? Ajo që dua të them është kjo; nuk ka argument sepse kërkohet ikja dhe nuk është e argumentuar pse zëvendësimi do ishte më i mirë”, tha Grida Duma. “Ajo që përsëritet në politikën shqiptare është mungesa e argumentit”,tha midis tjerash Duma në emisionin “Zonë e Lirë”.

Ajo u shpreh se shumë politikanë në botë përfshirë edhe Winston Churchill, kishin pasur humbje në zgjedhje. “Ka plot politikanë që kanë humbur në fillim dhe më pas kanë fituar. Nëse unë sot kam revoltë ndaj politikës prej pusete në Shqipëri, është fati i njerëzve që kanë sakrifikuar deri në fund. Ka plot politikanë që kanë humbur në fillesë dhe kanë fituar më vonë. Unë deri sot nuk kam parë ende një argument. Kutia e Pandorës në këtë vend nuk është gjë tjetër veçse një kapak pusete”, u shpreh ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat