Marius Dema shpërthen në lot: Kam vrarë vëllanë tim. Dalin në gjykatë të akuzuarit për vrasjen e Mehmet Qemës

Shqipëria

Marius Dema shpërthen në lot: Kam vrarë vëllanë tim. Dalin në gjykatë të akuzuarit për vrasjen e Mehmet Qemës

Më: 15 maj 2021 Në ora: 12:01
Pamje nga video

Dalin para Gjykatës të akuzuarit për vrasjen e Mehmet Qemës në lagjen "5 Maji" në kryeqytet mbrëmjen e 10 majti.

Ndaj Marjus Dema, i dyshuar i për vrasjen e 27 vjeçarit Qema prokuroria do të kërkojë “Arrest me burg” ndërsa do të kërkohet arrest shtëpie për shokët e tjerë Blerim Hoti, Erlin Peka.

Xhuliano Koçi dhe Frenkli  Myftari si dhe “Detyrim me paraqitje” për Eder Pjetra dhe Marjus Halili.

Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.

Siç raporton gazetarja e Ora News, Keti Banushi Marju Dema shpërthen në të qara në seancë dhe thotë:"Kam vrarë vëllanë tim."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat