Degradon lagjja historike në Vlorë, bizneset në protestë: Zona s'pastrohet, era e rëndë dhe pusetat largojnë klientët!

Shqipëria

Degradon lagjja historike në Vlorë, bizneset në protestë: Zona s'pastrohet, era e rëndë dhe pusetat largojnë klientët!

Më: 15 maj 2021 Në ora: 14:13
Protesta

E rikonstruktuar dy vite më parë lagjja historike e Vlorës po shkon drejt degradimit. Mbeturina të shumta, erë e rëndë nga pusetat, dhe puse të hapura që rrezikojnë jetën e fëmijëve janë disa nga shqetësimet kryesore të bizneseve që operojnë në lagjen "Muradie". Në shenjë proteste pronarët e bar-kafeve kanë mbyllur bizneset dhe kanë lexuar para medias kërkesat ndaj bashkisë së Vlorës.

“Të merren masat për pastrimin dhe dezinfektimin dhe mirëmbajtjen në zonë, rrezikshmëria nga pusetat e hapura ku ky është një ambient familjar dhe ka fëmijë. Pastrimi i kanalizimit dhe aroma e keqe që mbajnë pusetat e zonës që ndikojnë në mos frekuentimin e njerëzve në zonë. Ndalimi i motoçikletave dhe biçikletave hipur dhe vënia e gjobave nga policia nuk respektohen, prania e qenëve endacak në zonë është rrezikshmëri për frekuentimin e biznese, pabarazia mes bizneseve ku ndalimi i muzikën ndodh vetëm në qendrën historike dhe lejohet në bizneset e tjera të lungomares”, thanë pronarët e lokaleve.

Ata shprehen se nuk janë pritur nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ndaj sot kërkojnë publikisht reagim prej institucionit vendor. Një tjetër shqetësim është ora policore dhe ndalimi i muzikës. Ata shprehen se policia e Vlorës, vepron në mënyrë preferenciale, duke nxitur konkurrencën e pandershme në qytetin bregdetar.

"Dje kishim një organizim në zonë dhe policia erdhi dhe e ndaloi. Prezenca e policisë në zonë nuk është mirë as për bizneset dhe as për turistët. Ne po ngremë punën duke organizuar evente për të sjellë njerëz dhe të frekuentohet nga turistët. Muzika nuk ndalohet në të gjitha lokalet e Vlorës, por vetëm aty ku bëhen disa ankesa. Ne kërkojmë të mos na vinë vetëm neve dhe kjo të mos jetë selektive por të jemi të barabartë”, thanë pronarët e lokaleve në qendrën historike të Vlorës.

"Lagjja Muradie", është një prej lagjeve historike të qytetit të Vlorës dhe po ashtu përbën një kompleks muzeal. Në prag të cceljes së sezonit turistik, ajo duket se është larg mikpritjes së turisteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat