Turi i Bashës, nisje e fushatës për rizgjedhjen si kryetar i PD

Shqipëria

Turi i Bashës, nisje e fushatës për rizgjedhjen si kryetar i PD

Më: 15 maj 2021 Në ora: 14:15
Lulzim Basha

Dje kryetari i partisë demokratike ishte në qytetin e Fierit, ku zhvilloi një takim me deputetët e zgjedhur dhe me anëtarët e partisë. Basha deklaroi se: “PD është një parti e madhe dhe gjithsecili ka të metat e gabimet e veta, prandaj të gjithë duhet të jenë mendje hapur ndaj çdo ideje mendimi dhe kritike”. Nga ku I ftoi anetarët e kësaj partie se do zhvillohen zgjedhjet në korrik të këtij viti, ai i falenderoi ata që i kanë votuar.

Kujtojmë se “Grupi për PD”  i kryesuar nga Bujar Nishani kërkon dorëheqjen e Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Një ditë më parë Basha ishte në qytetin e Lezhës nga ku tha se: Tek po vija këtu, i thash Markut, një të vërtetë që e dinë të gjithë: ishte marifeti i ndryshimeve anti-kushtetuese të 5 tetorit dhe ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës në 30 korrik ai që edhe matematikisht i hoqi mandatin e pestë koalicionit tonë në Lezhë. 5 me 2 ja bënë lezhjanët, mirditorët dhe kurbinasit një regjimi që nuk la gjë pa përdor kundër tyre. Por e vërteta është krejt tjetër sepse pas mbarimit të rezultatit zgjedhor në Lezhë, partia socialiste mori 3 mandate ndërsa partia demokratike 4.  Humbja e zgjedhjeve parlamentare të partisë demokratike, i hap rrugë edhe zgjedhjeve brenda partisë. 

Në statutin e partisë demokratike shkruan:

Neni 20

Afatet e zgjedhjeve të gjitha organet e Partisë duhet t’u nënshtrohen zgjedhjeve të paktën çdo katër vjet.

Neni 21

Dokumentimi i vendimeve

1. Vendimet e Kuvendit Kombëtar, të Këshillit Kombëtar, të Kryesisë së PDSH-së, si dhe urdhrat dhe udhëzimet e Kryetarit të Partisë, dokumentohen, protokollohen dhe arkivohen sipas rregullave dhe nga personat e caktuar nga Sekretari i Përgjithshëm.

Kërkesën publike për të kandiduar për kryetar të partisë demokratike, është vetëofruar Farbardh Kadilli anëtari i kryesisë së PD.

Kadilli në një intervistë për Top Chanel tregoi se: “Kur dëgjoj fjalën jeni të mirëpritur me kujtohet fakti historik qe kam qene unë qe e kam mirëpritur zotin Basha në parti se me ka gjetur ne parti dhe s’mund te na thotë se jeni te mirëpritur ju ne shtëpinë e tij?

Jo, ajo është shtëpi e përbashkët, ai nuk është me i pëlqyer për të qene kryetar. Nje nga premtimet e mia si kryetar i PD është qe PD te jete si shoqëri aksionare ku secili la qofte nje përqind apo njëmiliontën e aksioneve e dhe ti respektohet dhe jo parti si një shpk me një ortak te vetëm zotin Basha”.

Deputeti i zgjedhur Ervin Salianji në një intervistë tha se: PD në  korrik ka zgjedhje per kryetarin e saj. Tashmë duket se zgjedhjet po afrojnë ndoshta kreu i PD-s, kërkon të jap dorëheqje.

Prandaj dhe ai ka nisur fushatën paszgjedhore për tu rikonfirmuar sërish në krye të PD. Mbledhja e së dielës do të jëtë edhe dita e vendimeve që do të merren me analizën e rezultatit zgjedhor dhe me zgjedhjet brenda partisë në korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat