Arrestohet në Mirditë, i pesti i kurthit të Policisë në shkëmbimin e kanabisit

Shqipëria

Arrestohet në Mirditë, i pesti i kurthit të Policisë në shkëmbimin e kanabisit

Më: 15 maj 2021 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Është arrestuar pas tre muajsh në Mirditë, i pesti anëtar i bandës që u kap duke shkëmbyer kanabis në Rrëshen.

Florian Përbiba, 20 vjeç, nga fshati Simon i Mirditës, ishte i vetmi që arriti t’i shpëtojë kurthit të Policisë së Lezhës në mars 2020.

Ai akuzohet për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve "

Policia tha se nga hetimet dyshohet se ky shtetas është bashkëautor me shtetasit O.K, E.Q, K.Sh dhe E.Gj, të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit " Shkëmbimi"në mars 2021 në Rreshen, duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike canabis sativa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat