Vetëm 16 vaksinime sot në Gjirokastër, refuzim masiv në Lazarat

Shqipëria

Vetëm 16 vaksinime sot në Gjirokastër, refuzim masiv në Lazarat

Më: 15 maj 2021 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Vetëm 16 vaksina sot në Gjirokastër. Ditën e sotme në qendrat shëndetësore të qytetit janë paraqitur vetëm 16 qytetarë për marrjen e vaksinës kundër COVID.

Gazetari i ABC raporton se procesi është mbyllur për sot, ndërkohë që punonjësit e këtyre qendrave kanë deklaruar se nesër është programuar një numër më i lartë vaksinash.

Në Gjirokastër qytetarët vijojnë vaksinimin sipas grupmoshave vetëm me vaksinën AstraZeneca dhe deri më tani janë kryer 14 500 vaksinime.

ABC mëson se refuzim masiv për marrjen e vaksinës ka pasur në Lazarat, ku nga 2000 doza të planifikuara, e kanë marrë vetëm 100 qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat