Albana Vokshi: Provat për vjedhjen e zgjedhjeve duke përdorur burimet shtetërore janë kudo

Shqipëria

Albana Vokshi: Provat për vjedhjen e zgjedhjeve duke përdorur burimet shtetërore janë kudo

Më: 15 maj 2021 Në ora: 19:02
Albana Vokshi

Kandidatja e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës Albana Vokshi, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se provat për vjedhjen e zgjedhjeve duke përdorur burimet shtetërore janë kudo.

Vokshi denoncon, duke thënë se mësuesit shtesë për procesin zgjedhor në Fier kanë mbetur pa rroga.

Postimi i Albana Vokshit:

Provat për vjedhjen e zgjedhjeve duke përdorur burimet shtetërore janë kudo.

Duhet që 3 prej anëtarëve të #KAS të mos i binden më Ramës, por ligjit dhe #masakra #elektorale do të provohet edhe zyrtarisht. Një nga provat për të cilat KAS duhet të marrë informacion janë #punësimet #elektorale.

Mësuesit e marrë në punë për zgjedhje ne shkollat e Fierit kanë mbetur pa rroga. Ata nuk ishin parashikuar në buxhet dhe sot nuk paguhen dot, sepse janë jashtë organikës. Janë vetëm punësime të përkohshme elektorale në këmbim të votës. Ky skandal elektoral dhe nëpërkëmbje e dinjitetit njerëzor ka ndodhur në, të paktën, 2 gjimnaze të Fierit, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” dhe në shkollat e mesme të bashkuara në Kafaraj, Povelçë e Cakran të Fierit.

Këtë muaj #mësuesit “elektoralë” do të mbeten pa rroga, pasi u është thënë se fondi limit mujor është tejkaluar.

Nisja e këtij mandati të paligjshëm me mashtrim, keqtrajtim, dhe braktisje për mësuesit na tregon sesa e drejtë dhe e pazëvendësueshme është beteja jonë për ndryshimin dhe #zgjedhjet e #lira e të #ndershme.

#Zgjedhjetëliraetëndershme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat