Demokrati i njohur plas deklaratën e fortë kundër Lulzim Bashës: Është i korruptuar, nuk ka cipë!

Shqipëria

Demokrati i njohur plas deklaratën e fortë kundër Lulzim Bashës: Është i korruptuar, nuk ka cipë!

Më: 15 maj 2021 Në ora: 20:37
Lulzim Basha

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri lëshoi akuza të forta për kryedemokratin Lulzim Basha, të cilën e quajti një njeri të korruptuar dhe pa cipë, që nuk jep dorëheqjen.

“Kjo kërkon që të kesh pak cipë dhe ndërgjegje, dhe koshiencë. Këto elementë i kanë munguar zotit Basha. E ardhmja e PD nuk është e rrezikuar më, është e vulosur që të jetë një parti e dytë. Pas çdo humbjeje, zotëria fillon luftën e tij me mullinjtë e erës.

Ky është Lulzim Basha, të gjitha lëvizjet i bën në funksion të karriges së tij, ky njeri është korruptuar në opozitë. I dinë shqiptarët marrëdhëniet që ka ai me ata që i akuzon si oligarkë.

Ndryshimi i qeverisjes së vendit nuk mund të vijë përmes auto-iluzionit dhe gënjeshtrave të rëndomta. Nuk ka më kush interes të shohë këto ture me ca djem e vajza të reja”, tha Kulluri për Vizion plus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat