Tentuan të kalojnë kufirin me test fals të Covid-19, procedohen 2 italianë, 1 shqiptar në pranga

Shqipëria

Tentuan të kalojnë kufirin me test fals të Covid-19, procedohen 2 italianë, 1 shqiptar në pranga

Më: 16 maj 2021 Në ora: 09:44
Ilustrim

Një 35-vjeçar nga Fieri ka rënë në pranga, ndërsa dy italianë janë proceduar penalisht pasi tentuan të kalojnë kufirin me test të Covid-19 të falsifikuar.

Policia e Vlorës bën me dije se në pranga kanë rënë A. D., 35 vjeç, banues në Fier si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit italian G. C., 57 vjeç dhe V. B., 73 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve shëndetësore”.

Sipas policisë dy shtetasit italianë të cilët do të udhëtonin drejt Italisë, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë, gjatë përpunimit të dokumentacionit me test Covid-19 të falsifikuar, të cilat dyshohet se janë falsifikuar nga 35-vjeçari A. D.

Ndërkohë materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat