Netanyahu rreshton Shqipërinë tek vendet që e mbështesin

Shqipëria

Netanyahu rreshton Shqipërinë tek vendet që e mbështesin

Më: 16 maj 2021 Në ora: 10:00
Kryeministri Izraelit, Benjamim Netanyahu

162 persona, mes tyre edhe 43 fëmijën raportohet se kanë humbur jetën nga përplasjet luftarake mes Izraelit dhe Palestinës në ditët e fundit. Por Izraeli nuk tërhiqet nga sulmet dhe paralajmëron se do të godasin sërish organizatat terroriste.

Kryeministri i Izraelit, Benjamim Netanyahu me anë të një postimi në Twitter, ku ka rreshtuar edhe Shqipërinë, pas SHBA-së, si një nga vendet që e mbështet, thotë se nuk do të tolerojnë dhe se Hamasin do ta godasin fort.

'Faleminderit që qëndruat me vendosmëri me Flamurin e Izraelit dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste. Këtë javë të kaluar, miliona izraelitë u detyruan të futeshin në strehimoret e bombave ndërsa raketat binin mbi qytetet tona. Disa izraelitë janë vrarë. Shumë të tjerë janë plagosur. Ju e dini dhe unë e di, asnjë vend nuk do ta tolerojë këtë. Izraeli nuk do ta tolerojë këtë. Nuk ka marrë ende fund. E kam thënë, ne do të godasim fort Hamasin dhe organizata të tjera terroriste. Dhe këtë po bëjmë!'- shkruan në Twitter.

Më shumë se 150 palestinezë, përfshirë të paktën 41 fëmijë, janë vrarë në Rripin e Gazës gjatë javës së kaluar. Më shumë se 1.000 të tjerë janë plagosur. Në Bregun Perëndimor të okupuar, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 13 palestinezë.

Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë, raporton Al Jazeera. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet sot për të diskutuar në lidhje me shpërthimin e ashpër të luftës mes Palestinës dhe Izraelit.

Image
Twitter
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat