A do të largohet nga Shqipëria pas humbjes së PD? Floriana Garo zbulon vendimin që ka marrë

Shqipëria

A do të largohet nga Shqipëria pas humbjes së PD? Floriana Garo zbulon vendimin që ka marrë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:45
Floriana Garo

Moderatorja Floriana Garo ka bërë një rrëfim ndryshe për emisionin ‘FitStation’ pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Ajo ishte zëri i PD-së në këto zgjedhje, duke mbajtur postin e zëdhënëses së fushatës.

Garo zbuloi se çfarë do të ndodhë me rrugëtimin e saj në politikë dhe qëndrimin në Shqipëri pas humbjes së PD-së.

“Unë vetë personalisht pata një zhgënjim shumë të madh, pasi nuk mendoja se ky do të ishte rezultati, mendoja se kishte ardhur koha për ndryshim. Njerëzit mendojnë se gjërat do dalin si i kemi planifikuar, por ja kjo nuk ndodh gjithmonë dhe duhet të përgatitemi dhe për këtë.

Zgjedhja e familjes tonë për t’u kthyer në Shqipëri ka qenë prej pandemisë, prej ndryshimit të botës. Por kemi menduar që fëmijët tanë të rriten këtu, të gëzojnë me kohën e mirë me natyrën, kur kushtet janë të mira, ata janë shumë të lumtur. Bota është bërë shumë e vogël dhe ne do shkojmë shpesh në Gjenevë për punë, por për momentin do qëndrojmë në Shqipëri” – u shpreh moderatorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat