Qytetarët flasin për qetësinë dhe rendin në Elbasan

Shqipëria

Qytetarët flasin për qetësinë dhe rendin në Elbasan

Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:29
Elbasan

Elbasani eshte cilesuar si djepi i arsimit dhe i kultures e keshtu ka qene nder vite, por me ngjarket e ndodhura se fundmi opinioni i qytetareve per kete pjese ka ndryshuar jashtezakonisht shume.

Gjatë koheve të fundit, një seri atentatesh përfshi një duzinë vrasjesh ende të pazbardhura e kanë zhytur qytetin e Elbasanit në një situatë të vazhdueshme pasigurie.

Krimi i organizuar është bërë i frikshëm për moshat e reja, të cilat për shkak të papunësinë e shikojnë zgjidhjen tek pasurimi i shpejtë nëpërmjet përfshirjes në krimin e organizuar.

Qytetarë të thjeshtë mendojnë se përplasja mes bandave, vrasjet apo ngjarjet qe ndodhin nuk i shqetësojne, derisa ata lajnë hesapet me njëri-tjetrin. Është fatkeqësi që Elbasani, nga qyteti i dijes dhe i kulturës po njihet tashmë si qyteti me rekorde kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat