‘Defender 21’, mbërritën në Rinas 267 ushtarë amerikanë! Yuri Kim: Stërvitja sjell rritje ekonomike!

Shqipëria

‘Defender 21’, mbërritën në Rinas 267 ushtarë amerikanë! Yuri Kim: Stërvitja sjell rritje ekonomike!

Më: 16 maj 2021 Në ora: 16:33
Yuri Kim

Ka mbërritur pak më parë në Aeroportin e Rinasit, avioni me 267 ushtarë amerikanë, si pjesë e stërvitjes “Defender Europe 21”, e cila prej javësh po zhvillohet në Shqipëri dhe pjesëmarrëse janë një sërë shtete, anëtare të NATO-s.

E pranishme në mbërritjen e trupave ushtarake në Aeroportin e Rinasit, ka qenë Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Kim ka theksuar ndër të tjera, se stërvitja sjell rritje ekonomike.

“Është e gëzueshme. Trupat e USA po vijnë në Shqipëri. Ky është ushtrimi më i madh amerikan në Ballkan. Është e rëndësishme, historike. Ky ushtrim sjell punësim dhe lëvizje në ekonomi.

SHBA kanë shpenzuar 35 milion dollarë, nga punësimi i shoferëve, kuzhinerëve etj. Është “big deal”. Mendoj që në fund të gjithë do të kenë përjetuar mikpritjen shqiptare. Faleminderit”, tha Yuri Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat