Mbi 260 ushtarë amerikanë mbërrijnë në Shqipëri, shefi i shtabit të Përgjithshëm të FA: Është një ngjarje historike për vendin

Shqipëria

Mbi 260 ushtarë amerikanë mbërrijnë në Shqipëri, shefi i shtabit të Përgjithshëm të FA: Është një ngjarje historike për vendin

Më: 16 maj 2021 Në ora: 16:40
Bajram Begaj

Ditën e sotme në vendin tonë, kanë mbërritur edhe 267 ushtarë amerikanë, të cilët do të bashkohen në stërvitjen “Defender Europe 21”.

Për të pritur këtë delegacion ushtarësh, në Aeroportin e Rinasit, i pranishëm ishte dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj. Ky i fundit, e cilësoi stërvitjen dhe të gjithë evenimentin në tërësi, si një ngjarje historike.

“Është një stërvitje historike një stërvitje që për herë të parë ndodh në Shqipëri sot pritëm 267 trupa amerikanë të cilët janë pjesë e kësaj stërvitje të madhe.

Është një stërvitje komplekse që përfshin në fushën ajrore, tokësore dhe detare. Sot pjesë e ekipit të forcës tokësore që do të bëhet në Bizë është edhe pjesa e ushtarëve që mbërritën sot që do të zhvillohet në Bizë. Është një ngjarje historike, jo vetëm për ushtrinë por edhe për vendin tone”, tha Begaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat