Maliq/ Shpërthen predha, plagoset fermeri duke punuar tokën

Shqipëria

Maliq/ Shpërthen predha, plagoset fermeri duke punuar tokën

Më: 16 maj 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në fshatin Caushli të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur fermeri, i identifikuar si Hergert Spahiu, është plagosur gjatë punës që po kryente në tokën e tij.

Sipas policisë së Korçës, fermeri ka qënë duke punuar tokën në momentin kur një predhë e groposur në tokë ka shpërthyer.

“Më datë 16.05.2021, rreth orës 16:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi H. S., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, i cili duke punuar tokën e tij me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes (dyshohet granatë e vjetër) ku për pasojë ky shtetas ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia e Korçës.

Shtetasi i plagosur është transportuar drejt spitalit ndërkohë që gjëndja e tij ende nk bëhet e ditur ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat