Basha: Në PD ka vend për të gjithë, por ne s’mund të kemi vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve

Shqipëria

Basha: Në PD ka vend për të gjithë, por ne s’mund të kemi vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve

Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:32
Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë se brenda partisë ka vend për të gjithë, konfirmojnë burime për median.

Nga ana tjetër Basha thotë se nuk mund të ketë brenda PD vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai thotë se nëse është e qartë se zgjedhjet e 25 prillit ishin masakra më e madhe zgjedhore, atëhere gishti s’duhet drejtuar në këtë sallë, por tek kundërshtari përballë.

Basha ka pranuar në mbledhje se po mban peshën kryesore të sulmeve dhe fushatën denigruese ndaj tij, por thekson se ai ende beson tek ndryshimi dhe jo tek një hajdtur dhe ortak të bandave e mafies.

”Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet cuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prilllin. Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë.

Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër veçse i japim një dorë kalçifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore.

E di që është e vështirë, e di sepse e provojë në lëkurën time përditë, këtë përmbysje djallëzore vlerash, pasi jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe. Por unë e mbaj peshën e këtyre sulmeve sepse besoj tek Shqipëria dhe sepse besoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo kurrë për një HAJDUT tjetër më të madh, apo një ortak më të zotë të bandave dhe mafias.”- tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat