Basha: Shqiptarët e votuan ndryshimin me zemër, t'u prijmë të bashkuar

Shqipëria

Basha: Shqiptarët e votuan ndryshimin me zemër, t'u prijmë të bashkuar

Më: 16 maj 2021 Në ora: 18:28
Lulzim Basha

Dalin detaje të tjera nga mbledhja e kryesisë së PD-së.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se opozita e rrëzoi propagandën e qeverisë.

Sipas tij, shqiptarët dolën dhe votuan ndryshimin, dhe e duan edhe sot më shumë se dje.

‘Kjo fushatë e provoi se ne edhe propagandës së tyre mund ti bëjmë balle-ne mundemi ta shkatërrojmë atë: me zemër, me shpresë!!!

Dhe këtë ne e bëmë-shqiptarët dolën me gëzim në zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill!!!

Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin!

Ata e duan ndryshimin edhe me shume sot!

Ndaj te bashkuar ju ftoj ti prijmë me gjithë forcën tonë betejës për ndryshim për gjithë demokratet dhe gjithë shqiptarët’, është shprehur Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat