“Argumenti i shitjes së votës për të mbrojtur Bashën”/ Kadilli ironi: Atëherë ndërrojmë popullin, por jo kryetarin!

Shqipëria

“Argumenti i shitjes së votës për të mbrojtur Bashën”/ Kadilli ironi: Atëherë ndërrojmë popullin, por jo kryetarin!

Më: 16 maj 2021 Në ora: 18:55
Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike

“Regjimi Rama-Doshi ka zgjedhur një sistem që i përmbys vlerat, që mjetet e të keqes i konsideron më të vlefshëm se mjetet e të mirës. Që legjitimon përdorimin e krimit dhe që nuk lë shteg tjetër veçse futjen e vendit në një spirale vicioze, ku bandave i duhet përgjigjur me banda, vjedhjes me vjedhje, antivlerave me antivlera”, kështu u tha Basha demokratëve në mbledhjen e kryesisë.

Por teksa në mbledhje u ngrit hipoteza se humbja ka ardhur veç për shit-blerjen e votës, Kadilli ka kërkuar që problemi të shihet më thellë se kaq.

Ai ka kërkuar analizë të plotë dhe jo justifikime për të nxjerrë Bashën të pafajshëm nga përgjegjësitë e tij si kryetar i PD.

“Atëherë ndërrojmë popullin por jo kryetarin”, ka thënë ai me ironi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat