Zgjedhjet për kryetarin e PD/ Zbulohen emrat që janë propozuar për Komisionin

Shqipëria

Zgjedhjet për kryetarin e PD/ Zbulohen emrat që janë propozuar për Komisionin

Më: 16 maj 2021 Në ora: 19:47
Selia e PD

Në mbledhjen e Partisë Demokratike me Kryesinë ku është propozuar që zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së të zhvillohen më 13 qershor, janë propozuar dhe emrat për Komisionin që do të jenë përgjegjës për zgjedhjet për kryetarin e demokratëve.

Bëhet e ditur se në krye të Komisionit për Zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Jemin Gjana.

Anëtar të këtij komisioni do të jenë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu Albert Avduli dhe Gjoke Vuksani.

Ndërkohë ndihmës anëtar në këtë Komision do të jenë  Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri.  

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat