Artan Fuga: Kërkesa për dorëheqje të parevokueshme të Bashës do të ishte një gafë politike e PD

Shqipëria

Artan Fuga: Kërkesa për dorëheqje të parevokueshme të Bashës do të ishte një gafë politike e PD

Më: 16 maj 2021 Në ora: 22:21
Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga deklaron se do të ishte gafë e madhe nëse Këshilli Kombëtar i PD do ti kërkonte sot dorëheqjen e parevokueshme kryedemokratit Lulzim Basha. 

“E para, sepse përjashtimi nga kandidimi nuk i shërben fare demokratizimit të partisë demokratike, sepse është një akt përjashtimi. E dyta sepse nëse ka përgjegjësira në atë parti, dhe unë vazhdoj të mendoj se ka, pavarësisht zgjedhjeve antidemokratike të 25 prillit, ato janë kolektive”, shkruan Fuga. 

Komenti i plotë i Fugës 

Kërkesa për dorëheqje të parevokueshme të z. Basha do të ishte një gafë politike e PD

Do të ishte një gafë e madhe që Keshilli Kombëtar i PD të kërkonte sonte dorëheqjen e parevokueshme të z. Lulzim Basha. E para, sepse përjashtimi nga kandidimi nuk i shëben fare demokratizimit të partisë demokratike, sepse është një akt përjashtimi. E dyta sepse nëse ka përgjegjësira në atë parti, dhe unë vazhdoj të mendoj se ka, pavarësisht zgjedhjeve antidemokratike të 25 prillit, ato janë kolektive. Po deshët i numurojmë. E treta sepse përderisa në 13 qershor bëhen zgjedhjet për kryetarin, të gjithë kandidatët mund dhe duhet të konkurojnë lirshëm para partisë. Por vota të numurohet si duhet, jo si në 25 prill. Komisioni duhet të ketë antarë nga të gjithë kandidatët. Demokratizimi nuk është përçarje. Askush nuk mund të thotë se meqë kishim përballë shtetin nuk ka të tjerë që mund ta bëjnë më mirë punën. Por besimin e jep vota e partisë, madje edhe elektorati, jo me akte përjashtimi si biroja. Ne duhet të shkëputemi nga ajo kulturë staliniste ngado që të vijë. Zoti Lulzim Basha ka shansin ta demokratizojë partinë, ta shohi realitetin në sy, sikurse kandidatët të dalin me platforma politike t’i shohë e gjithë shoqëria se çfarë propozojnë më mirë!

Dorëheqjen sot kolektivisht duhet ta japi kryesia! Këshilli e pranon ose jo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat