PD drejt zgjedhjeve/ Mile: Nuk mund t’i vihet gishti vetëm Bashës, ai nuk ishte i vetëm

Shqipëria

PD drejt zgjedhjeve/ Mile: Nuk mund t’i vihet gishti vetëm Bashës, ai nuk ishte i vetëm

Më: 16 maj 2021 Në ora: 22:31
Klementin Mile

Pedagogu Klementin Mile, ka komentuar zgjedhjet për kryetarin e PD-së, të cilat do të zhvillohen më 13 prill, datë e cila është miratuar edhe nga Kryesia e kësaj force politike.

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV ORA, me gazetarin Xhoi Malësia, Mile u shpreh se zgjedhjet janë shumë shpejtë, pasi nuk është bërë ende një analizë e thellë për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit.  

"Ajo çfarë ka ndodhur me PD është një humbje e përsëritur e zgjedhjeve, prandaj se çfarë duhet bërë është një lloj reflektimi dhe analize që ka nevojë për kohë. Zgjedhjet e 13 qershorit janë shumë shpejt, por nga ana tjetër demokratët kanë nevojë për qartësi. Pa bërë një analizë janë zgjedhje të kota.  

Po nuk u vu gishti mbi plagë është e kotë të bësh analizë sipërfaqësore. Kam parë individë që gishtin e kanë drejtuar tek fajin e ka Basha dhe tek dorëheqja e tij."

Më tej ka folur edhe në lidhje me zërat se fajin për humbjet i ka Kryetari i Opozitës Lulzim Basha, dhe për dorëheqjen e tij.

Mile thekson, se Basha nuk ishte i vetëm në betejë, pasi së bashku me të, ishin Berisha, Kryemadhi dhe Meta. Pedagogu shprehet se nëse do të ketë dorëheqje nga PD, duhet të jetë Basha dhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

"Në Partinë Demokratike nëse do ketë dorëheqje duhet të ketë dy, ose asnjë.

T’i kërkosh dorëheqje Bashës dhe ta bësh atë  përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve është një analizë sipërfaqësore. Basha nuk ka qenë i vetëm në këtë betejë, ka qenë bashkë me Sali Berishën, Monika Kryemadhin, Sali Berishën, Ilir Metën dhe me faktorë të tjerë, Çdo meritë apo faj i Bashës është edhe i tjerëve.

Duhen të jenë dy, përfshirë edhe Sali Berishën. Ishte Berisha që mbajti një qëndrim për vrasjen në Elbasan. Kështu u vërtetua dhe fabula e Ramës se pas Lulit fshihet, Berisha."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat