Zgjedhjet/ Mërtiri: Vota nuk mund të mbrohet përballë krimit të organizuar, opozita ka konflikt të brendshëm

Shqipëria

Zgjedhjet/ Mërtiri: Vota nuk mund të mbrohet përballë krimit të organizuar, opozita ka konflikt të brendshëm

Më: 16 maj 2021 Në ora: 22:38
Ergys Mërtiri

Sociologu Ergys Mërtiri, ka komentuar situatën politike në vend dhe zërat për largimin Kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, me gazetarin Sebastian Zonja, Mërtiri shprehet se sa më shumë që shtohet debati brenda anëtarëve të PD, aq më i pamundur bëhet largimi i Bashës.

“Sa më shumë që debati brenda PD shtohet, bëhet e pamundur që Basha të ikë. Nëse një parti mbetet thjesht tek ideja të ik apo të rri një person, në gjykimin tim kjo parti ka humbur orientimin. I bie që të jetë një parti që varet nga persona. Unë nuk e shoh problemin nëse ka apo s’ka përgjegjësi, partia apo kryetari për zgjedhjet. Pikëspari duhet të shtrohet problem a kishte apo nuk kishte zgjedhje."

Teksa ka folur për zgjedhjet e 25 prillit, sociologu tha se opozita nuk mund të fitonte përballë një partie e pajisur me mafie, lekë dhe drogë.

"Për çdo zullum që ka partia kundërshtare fajësohet opozita. Ndërkohë që kryeministri kishte fuqi në dorë pushtet që nuk ia lejon as kushtetuta, fajin  për të gjitha paudhësitë ia faturoj opozitës. Fillimisht nëse kërkohet që Kryetari i Partisë duhet të japë dorëheqjen duhet të përcaktohet se cilat janë përgjegjësitë, dhe nëse ne fajësojmë Kryetarin e Opozitës për humbjen e zgjedhjeve, do të thotë që ne i kemi njohur zgjedhjet. Kur shoh se shumë njerëz thonë se Rama i vodhi zgjedhjet por Basha duhet të japë dorëheqjen se nuk fitoi, kjo më duket paradoksale."

Nëse ne kërkojmë nga një opozitë që të fitojë ndaj një qeverie të pajisur me mafie me lekë me drogë, që të fitosh ndaj kësaj me këto mjete duhet që ti nga ana tjetër ose të jesh engjëll dhe e fiton me frymën e shenjtë ose duhet të kesh të njëjtat mjete.

Mërtiri shton se e vetmja dobësi që ka PD është konflikti i brendshëm.

"Një nga arsyet që opozita ka pasur dobësitë e saj gjatë gjithë kësaj periudhe, është konflikti i brendshëm. Unë mendoj që të bërit opozitë nuk është zgjidhje është detyrim. Opozita nuk duhet të jetë e hapur ndaj kujtdo."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat