Mazhoranca vijon punën për shkarkimin, Meta foto me Osmanin nga Sllovenia, i uron ditëlindjen

Shqipëria

Mazhoranca vijon punën për shkarkimin, Meta foto me Osmanin nga Sllovenia, i uron ditëlindjen

Më: 17 maj 2021 Në ora: 15:10
Ilir Meta dhe Vjosa Osmani

Teksa Komisioni Hetimor vijoi punimet edhe sot për shkarkimin e presidentit Meta, ky i fundit vijon takimet në samitin e Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, ku dhe ka takuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Përmes një fotoje me presidenten e Kosovës, të publikuar në rrjetin social “Facebook”, presidenti Meta i ka uruar publikisht edhe ditëlindjen kësaj të fundit.

“Edhe 100 pranvera të tjera për Vjosën sot në ditëlindjen e saj”, shkruan Meta.

Presidenti Meta ndodhet në Slloveni së bashku me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor ku do të diskutohet rreth bashkëpunimit rajonal dhe rrugës së përbashkët drejt integrimit në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat