Protestë për çmimet e terminalit Korçë, punonjësit e transportit urban ankohen: Tarifa shumë të larta!

Shqipëria

Protestë për çmimet e terminalit Korçë, punonjësit e transportit urban ankohen: Tarifa shumë të larta!

Më: 17 maj 2021 Në ora: 15:45
Foto

Aplikimi i tarifave për mjetet e transportit, në Terminalin e Ri te autobusëve, në Korçë, ka shkaktuar protestë nga drejtuesit e mjeteve.

Sipas tyre, çmimet për qëndrimin në terminal janë të larta, ndërkohë që ata përballen edhe me problematika të tjera, si konkurrenca e pandershme apo edhe udhëtarët e pakët. Në kushte të tilla, ata kanë paralizuar lëvizjen e mjeteve ndërsa kanë paralajmëruar grevë deri në zgjidhjen e situatës.

Por, bllokimi i lëvizjes ka lënë në rrugë edhe udhëtarët, të cilët nuk kanë mundur të lëvizin për të shkuar në destinacion.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e terminalit sqarojne se njesia e administrimit të terminalit ka vendosur një tarifë parkimi dhe tarifë administrimi me abonim mujor.

Për linjat rrethqytetase, është vendosur tarifa 150 lekë për orar, për linjat ndërqytetase brenda 50 km tarifa e orarit do të jetë 300 lekë. Për linjat ndërqytetase mbi 50 km, tarifa e nisjes do të jetë 500 lekë për orar nisjeje, pavarësisht orarit të qëndrimit në terminal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat