Zgjedhjet në PD më 13 qershor/ Këshilli Kombëtar miratoi vendimin e kryesisë si dhe komisionin zgjedhor

Shqipëria

Zgjedhjet në PD më 13 qershor/ Këshilli Kombëtar miratoi vendimin e kryesisë si dhe komisionin zgjedhor

Më: 17 maj 2021 Në ora: 16:06
Lulzim Basha

Mbledhja e Kryesisë dhe e Këshillit Kombëtar, as nuk i shuajti debatet dhe as nuk i bashkoi zërat pro dhe kundër kreytarit të partisë, por më i relaksuari mëngjesin e kësaj të hënë u shfaq Lulzmi Basha, i cili kërkon një mandat të tretë në krye të Partisë Demokratike.

Humbja e zgjedhjeve nuk u pasua me dorëheqjen e kryetarit, pasi në analizën e Lulzim Bashës, shit-blerja e votës, ishte shkaku kryesor i rezultatit të opozitës në zgjedhje.
Por, një ditë pas mbledhjes së dy forumeve të larta të partisë një dorëheqje u dha. Enno Bozdo nuk priti mbledhjen e parë të konstituimit të Komisioni të Zgjedhor në PD-së, por refuzoi të ishte pjesë e një procesi që nga kritikët e Bashës u sulmua që në nisje si i pabarabartë.

Fatbardh Kadilli, sfidanti i vetëm publik për drejtimin e PD-së, nuk nxitoi të paraqiste sot zyrtarisht kërkesën për kandidim në selinë blu dhe as Lulzim Basha nuk e bëri një veprim të tillë. Zgjedhje për kryetarin kërkoi edhe grupimi për PD-në, por pjesëmarrja e tyre në këtë proces duket e vështirë, për sa kohë kërkesa mbetet dorëheqja e parevokueshme e Bashës dhe një reformim i thellë i partisë.

Fjala dorëheqje u artikulua vetëm një herë nga Lulzim Basha, kur ai sfidoi Këshillin Kombëtar të pranonte se zgjedhjet ishin vjedhur në mënyrë që të kishin mbi tryezë postin e tij, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Por, argumenti i kryedemokrati, se zgjedhjet janë vjedhur nga treshja Rama-Doshi- Rakipi nuk i qetësoi gjakrat mes Bashës dhe kritikëve të tij. Bujar Nishani e këshilloi lidershipin demokrat të sillej me burrni dhe të jepte dorëheqjen e parevokueshme, ndërsa Arben Ristanin i kujtoi Lulzim Bashës se dhe një herë të vetme që fitoi ndaj Edi Ramës, ai nuk e bëri me forcat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat