Debate në KAS/ Rusmajli i kërkon numrin e votave të tjetërsuara në Berat

Shqipëria

Debate në KAS/ Rusmajli i kërkon numrin e votave të tjetërsuara në Berat

Më: 17 maj 2021 Në ora: 16:18
Foto Ilustrim

Avokati i PD-së në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, KAS, Marash Logu, ka debatuar me Ilir Rusmajlin, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar shifra të votave të tjetërsuara në Berat.

Logu ka deklaruar se për të kuptuar përmasat reale të fenomenit duhet të merren informacione nga institucionet.

DEBATET

Rusmajli: Sa raste keni për blerje votash?

Avokati i PD: Ne kemi konsideruar raste të shumta të cilat janë denoncuar. Cila është arsyeja që refuzoni ti merrni këto prova nga Prokuroria? Nuk bëjmë ne kallëzime të rreme.

Rusmajli: Ke dhënë dy përgjigje. Ke thënë kemi raste të shumta, dhe përgjigjen nuk kemi shifër kërkojani Prokurorisë. Për mua janë të mjaftueshme. Ju keni përmendur 22 raste, ku i keni rastet? A mund ti konvertoni në vota këto 22 raste përdorimi, sa vota kanë tjetërsuar? Sa kanë ndikuar te votat? Apo është e pamundur objektivisht?

Avokati i PD: Për të 22 rastet kemi depozituar ato prova që kemi pasur në dispozicion, foto, video, artikuj. Për të kuptuar përmasat reale të këtyre fenomeneve, kjo është arsyeja pse kemi kërkuar të merren informacione zyrtare nga institucione shtetërore, rast pas rasti për të dalë në përfundimin që për shkak të kësaj shkelje pati kaq njerëz që përfituan një leje legalizimi. Kuantifikimi mund të dalë nëse ju pranoni të administroni provat.

Rusmajli: Ju nuk e dini çfarë do bëjmë neve? Ju nuk i kuantifikoni dot, por institucionet mund ti kuantifikojnë. Përmendët kërkesat për lejet e legalizimit për 100 mijë raste. Ju jeni në dijeni sa raste i përkasin qarkut të Beratit?

Avokati i PD: Ne jemi parti politike, kërkojini Agjencisë së Kadastrës sa është numri për periudhën janar-prill 2021. I nderuar si mund të kemi ne të dhëna shtetërore private! Aq sa kemi ua kemi vënë në dispozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat