Denoncimi i rëndë: 19 persona në Berat votuan 53 herë

Shqipëria

Denoncimi i rëndë: 19 persona në Berat votuan 53 herë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 17:56
Berat

Kryqëzimi i të dhënave të shenjave të gishtave ka faktuar votimin e parregullt në qarkun e Beratit. 19 persona kanë votuar 53 herë, mes të cilëve 2 persona kanë votuar 2 herë.

Sipas PD-së, kjo e dhënë është shumë e rëndësishme, sepse verifikon që persona të ndryshëm kanë mashtruar duke votuar në emrin e zgjedhësve të tjerë. Në Qarkun e Beratit diferenca për mandatin e pestë të PS dhe mandatit të LSI është vetëm 77 vota. Ky dokument u pranua të merret nga KAS.

PD theksoi se nëse KAS do të kishte pranuar të kërkonte edhe prova të tjera për blerjen e votës mes legalizimeve, punësimeve, përdorimit të shtetit për përfitim elektoral, masakra zgjedhore do të ishte shfaqur e plotë para shqiptarëve.

PD akuzon KAS se po pengon transparencën e zgjedhjeve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat