Hapen kutitë e Beratit/ Gjenden disa parregullsi në disa prej atyre që u hapën

Shqipëria

Hapen kutitë e Beratit/ Gjenden disa parregullsi në disa prej atyre që u hapën

Më: 17 maj 2021 Në ora: 19:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Brenda 6 orëve administrata e KQZ shqyrtoi materialet zgjedhore të 24 qendrave të votimit, pas kërkesës ankimore të LSI për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark ku kjo forcë politike humbi mandatin për vetëm 77 vota.

Këto materiale me shkeljet e konstatuara në cilësinë e provës u janë vënë në dispozicion partive politike për t’i analizuar dhe pasi të shprehin dhe pretendimet e tyre, komisioni i ankesave dhe sanksioneve do të shpall të mërkurën vendimmarrjen përfundimtare për pavlefshmërinë ose jo te zgjedhjeve në Berat.

Në procesverbalet paraprake me parregullsitë e konstatuara në 24 kutitë me materiale zgjedhore rezulton më së shumti problematika e mungesës së dokumentacioneve si raportet e pajisjeve të identifikimit elektronik apo të procesverbaleve të nisjes dhe përfundimit të votimit.

Ndërsa ka pasur edhe raste ku u zbuluan më shumë zgjedhës se fleta votimi apo edhe e kundërta. Pas kryqëzimit të të dhënave nga pajisjet elektronike në zonën zgjedhore berat top channel ka mësuar se janë konstatuar 57 raste të dyshimta për votim të shumëfishtë, ku 19 shenja gishtërinjsh kanë qenë për 53 zgjedhës.

Ndërsa ka pasur 2 raste që i njëjti person është identifikuar dy herë në qendra votimi të ndryshme. Por a janë të mjaftueshme këto prova për t’i përsëritjen e zgjedhjeve në berat?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat