“Bën avokatin e hajdutërisë”/ Gjekmarkaj debaton me Ndrecën, zbulon “mëkatin” e Bashës në zgjedhjet e 25 prillit

Shqipëria

“Bën avokatin e hajdutërisë”/ Gjekmarkaj debaton me Ndrecën, zbulon “mëkatin” e Bashës në zgjedhjet e 25 prillit

Më: 17 maj 2021 Në ora: 21:48
Agron Gjekmarkaj

Agron Gjekmarkaj, i cili arriti të merrte një mandat në qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 25 prillit ka debatuar me juristin Plarent Ndreca, të cilin e cilëson si avokat të hajdutërisë elektorale.

Në emisionin “Open”, Gjekmarkaj tha se mëkati i vetëm i Lulzim Bashës ishte që besoi se do të hynte në zgjedhje të lira e të ndershme me modelin më të korruptuar në Europë.

Gjekmarkaj: Duhet të bëjë avokatin e hajdutërisë elektorale, e bën me krenari.

Ndreca: U vodhën tek ty në Lezhë?

Gjekmarkaj: Janë vjedhur.

Ndreca: Po pse e ke pranuar mandatin?

Gjekmarkaj: Ndreca gjuan me inteligjencë. Rama është hajdut i zgjedhjeve, e kam parë me sytë e mi se si tjetërsohet vota në Shqipëri.

Ndreca: Fakti që ne kemi ndryshuar kushtetutën, është për fajin tuaj që lëshuat institucionet dhe për këtë mban përgjegjësi.

Gjekmarkaj: E di cili është mëkati i Bashës, që menduam se mund të hyjmë me modelin më të korruptuar të Europës në zgjedhje të lira e të ndershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat