Mesazhi i kreut të SPAK pas kapjes së drogës në Kosovë

Shqipëria

Mesazhi i kreut të SPAK pas kapjes së drogës në Kosovë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 22:08
Arben Kraja

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka folur bashkë me drejtuesit e prokurorisë dhe policisë së Kosovës si dhe kolegët italianë për operacionin e finalizuar sot me kapjen e 400 kg kokainë në Lipjan, në një kamion me ngarkesë mishi që kishte ardhur nga Brazili.

Kraja tha se hetimet kanë nisur që në momentet e para që ka ardhur informacioni nga autoritetet e huaja.

Ai pohoi se organizatat kriminale kanë rritur shkallën e rrezikshmërisë së tyre, por se bashkëpunimi dhe koordinimi mund të sjellë sukses, si ky i sotmi. Kraja dha dhe një mesazh të fortë.

“SPAK ka qenë e përfshirë në hetimin e këtij rasti që në momentet e para që ka ardhur informacioni nga autoritetet e huaja me të cilat ne bashkëpunojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe jemi këtu sot me produktin që kemi arritur. Ka dy momente që duhen vlerësuar në këtë rast. Momenti i parë që organizatat apo grupet e strukturuara kriminale ushtrojnë aktivitetin në një territor shumë të gjerë, nga Brazili deri në Kosovë, duke kaluar në shumë territore dhe kjo tregon që kanë rritur shkallën e rrezikshmërisë së tyre. Por nga ana tjetër reagimi që bëjnë institucionet tona, duke filluar nga autoritetet e huaja shqiptare, të Kosovës, italiane tregon që nëse do jemi të gjithë bashkë, do koordinojmë me njëri-tjetrin pa diskutim që do jemi të suksesshëm dhe besoj që bllokimi i një sasie të tillë tregon që efektiviteti i strukturave tona ishte në lartësinë e duhur. Duhet ta kemi të qartë të gjithë që ne e kemi seriozisht dhe jemi të vendosur që deri në fund të luftojmë raste të tilla. Ky është një mesazh për të gjithë ata që mund t’iu shkojë mendja të merren me aktivitete të tilla kriminale. Dua të falënderoj të gjitha autoritetet që kanë bashkëpunuar për këtë hetim”, deklaroi Kraja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat