Zgjedhjet në PD më 13 qershor/ Luarasi: Gara Basha-Kadilli më kujton Maqo Lakrorin kundër Edi Ramës

Shqipëria

Zgjedhjet në PD më 13 qershor/ Luarasi: Gara Basha-Kadilli më kujton Maqo Lakrorin kundër Edi Ramës

Më: 17 maj 2021 Në ora: 22:20
Iris Luarasi

Pedagogia Iris Luarasi ka folur për zgjedhjet që do të mbahen për drejtuesin e Partisë Demokratike më 13 qershor duke thënë se përballja Basha-Kadilli i kujton Maqo Lakrorin kundër Edi Ramës.

Në emisionin “Open”, Luarasi theksoi se Rama do të ndjente rrezik vetëm nëse do kishte garë të ndershme mes figurave politike brenda PD pasi me Kadillin, nuk sheh asnjë garë. Luarasi shtoi se Rama i ka marrëdhëniet e mira me Bashën, ndaj nuk sheh asnjë rrezik për zgjedhjet që do të mbahen brenda PD.

Luarasi: Më kujton Maqo Lakrorin kundër Edi Ramës, pa asnjë lloj konotacioni për Fatbardh Kadillin. E kam fjalën për nga pesha politike, kështu më duket beteja mes Bashës dhe Kadillit. Nuk e shoh si diçka pozitive datën e zgjedhjeve. Do të ketë 3 javë garë mes Bashës dhe Kadillit nëse do të jetë i vetmi kandidat.

Mendon se është e mjaftueshme për të marrë partinë? Sigurisht që nuk ke kohë se duhet të bësh shtab elektoral, duhet të bësh takime në të gjithë vendin. Mandati i Bashës skadon më 23 korrik dhe me këtë do t’i tregonim njerëzve se gara është serioze dhe në fund të ditës nuk do ta japë dorëheqjen. Në PD ka pasur precedent që Berisha kur humbi zgjedhjet, dha dorëheqjen. Është normale kur je në pushtet dhe do të ketë rotacion politik, prandaj presin që pasardhësit të ndjekin atë rrugë. Nëse do ishte garë e ndershme brenda PD, unë mendoj se kjo do ta vinte Ramën në një pozitë se duket se e ka marrëdhënien e mirë me Bashën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat