Zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, Bujar Nishani tregon tre hapat që duhen ndjekur

Shqipëria

Zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, Bujar Nishani tregon tre hapat që duhen ndjekur

Më: 17 maj 2021 Në ora: 23:01
Bujar Nishani

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka bërë një analizë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Nishani u ndal te zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, ku tregoi tre hapat që duhen ndjekur.

Ai kërkoi që fillimisht të përgatitet një informacion nga demokratët në terren për të gjetur problematikën, më pas të japë dorëheqjen Lulzim Basha dhe të ngrihet një komision i përkohshëm për menaxhimin e procesit të analizës për të ardhmen e PD-së.

“Analiza është një proces që nuk mund të zhvillohet dhe bëhet në situatë emergjence dhe të rregullohet. Analiza do të nxjerrë shkaqe të ndryshme.

Ne duhet ta shtrijmë analizën tek baza. Njerëzit që janë në terren e kanë prekur më mirë problematikën, duke ua lënë atyre t’i merr një informacion më të prekur, që vjen nga terreni dhe ky pastaj do të shkoj tek Këshilli Kombëtar duke nxjerrë konkluzionet.

Së dyti, duhet të jepte dorëheqjen kryetari dhe së treti, të krijohej një komision i përkohshëm me personaliteti i cili do ta menaxhonte gjithë procesin e analizës që ka të bëjë me të ardhmen e PD”, theksoi ish-presidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat