Kur do të përmirësohet moti? Parashikimi për 5 ditët në vijim

Shqipëria

Kur do të përmirësohet moti? Parashikimi për 5 ditët në vijim

Më: 18 maj 2021 Në ora: 06:46
Ilustrim

Planet për plazh do t’ju duhet t’i shtyni edhe për disa ditë. Moti është ende i paqëndrueshëm dhe duket se edhe në 5 ditët në vijim nuk do të mund ta ndjejmë të nxehtin e verës.

Sipas Shërbimit Meteorlogjik Ushtarak, masat e paqëndrueshme gjatë kësaj jave do të nxisin zhvillimet e vranësirave, të cilat kryesisht në zonën veriore të vendit, do të sjellin reshje të përkohshme shiu.

Ditën e enjte, reshjet parashikohet të përfshijnë më tepër territor si në tabelën e mëposhtme. Shirat dhe shtrëngatat në këtë periudhë të vitit bien në kohë të shkurtër dhe kanë tendencën të prekin lokalisht një territor.

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe të enjten do të kthehet nga veriperëndimi e vrullshme, veçanërisht në brigjet detare, duke sjellë dhe forcim të dallgëzimit deri 4 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat