Presidenti mungon në Komisionin Hetimor, Braho: Nëse Meta nuk njeh ligjërisht Kuvendin, është puç

Shqipëria

Presidenti mungon në Komisionin Hetimor, Braho: Nëse Meta nuk njeh ligjërisht Kuvendin, është puç

Më: 18 maj 2021 Në ora: 10:34
Komisioni Hetimor

Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për shqyrtimin e shkeljeve kushtetuese të presidentit Ilir Meta.

Ishte parashikuar një seancë dëgjimore me prezent Metën, por ai nuk është paraqitur.

Braho: Dua të di pse nuk vjen, më zuri veshin që nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit, nëse nuk e njeh Kuvendin  i bie që është puç, nuk njeh Republikën parlamentare.

Hyseni: Duhet t’i japim kohë që të paraqitet nga dita e nesërme deri në ditën e hënë . thelbi është që presidenti nuk është duhet të marrim një vendim, për të realizuar arsyet, në vijim duhet të mbajmë një qëndrim, mosnjohja e kësaj procedure që nuk është as e zotit Braho as e zotit Murrizi as e imja, është e përcaktuar në Komisionin Hetimor, nëse dikush nuk e  njeh e shkel nuk është problem i Komisionit Hetimor, ai që nuk njeh ligjin do të jetë një arsye më tepër për ta gjykuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat