‘Përballja’ Rama-Meta/ Nis seanca, përfaqësuesja e qeverisë: Presidenti cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit

Shqipëria

‘Përballja’ Rama-Meta/ Nis seanca, përfaqësuesja e qeverisë: Presidenti cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit

Më: 18 maj 2021 Në ora: 10:35
Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama

Sot po zhvillohet përballja e parë e presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese.

Objekti i kësaj seance plenare është zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit.

Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Top Channel zbradh edhe debatin në seancë:

RELATORJA e gjykates kushtetuese:
Ilir Meta e refuzoi dekretimin e Gent Cakaj, si minister I Jashtem, duke arsyetuar se ka mungese pervoje. Pas kësaj, Rama ka kërkuar të dekretohet vetë si MJ. 18.01.2019 është dekretuar nga Meta si Ministër I Jashtëm.
Presidenti ka penguar kryeministri në ushtrimin e detyrave të tij. Presidenti ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit dhe të Kuvendit.

ELIRA KOKONA – Pëfaqësuese e qeverise : përfaqësuese e palës kërkuese, pra Këshillit të Ministrave
KOKONA: Presidentit refuzoi dekretimin jashtë çdo lloj kompetence, jashtë çdo kompetence që i jep Kushtetuta dhe cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit
Kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar në rastin konkret.
Ekziston një konflikt midis këtyre pushteteve. I shkaktuar me sjellje të qarta të të dyja palëve. Ku presidenti refuzon, kryen verifikime, të cilat nuk janë në kompetencë të tij.
KOKONA: Cështja është aktuale dhe si e tillë duhet shqyrtuar. Mendoj se jemi në kushtet e një mosmarrëveshje aktuale.
KOKONA: Kryeministri nuk pranoi refuzimin, por propozoi veten, për të zgjidhur situatën e krijuar, pasi presidenti nuk la asnjë hapësirë tjetër.
KOKONA: Kryerja e verifikimeve për një afat 10 ditor dhe dhënia e një mendimi për kandidatin, janë atrubite që i përkasin Kuvendit, por Presidenti i mori këto atribute duke penguar Kuvendin
KOKONA: Presidenti tagër kushtetues për të bërë vleresim të emrit që propozohet për Ministër, por as tagër për të refuzuar dekretimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat