Arsimi 2021-2026/ Kushi: Fokusi, te gjithëpërfshirja dhe cilësia

Shqipëria

Arsimi 2021-2026/ Kushi: Fokusi, te gjithëpërfshirja dhe cilësia

Më: 18 maj 2021 Në ora: 11:04
Elvis Kushi

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka nisur konsultimet publike për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit për 5-vjeçarin e ardhshëm

Përmes një postimi në “Facebook”, Kushi tregon se është zhvilluar një diskutim me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, i cili është edhe takimi i parë i konsultimit publik për hartimin e kësaj strategjie.

Për sa i përket arsimit parauniversitar, ministrja shpjegon pikat kryesore që do të jenë në fokusin e strategjisë: “Në fokus kryesor të kësaj strategjie për arsimin parauniversitar do të jenë gjithëpërfshirja dhe barazia në arsim, digjitalizimi, meritokracia dhe zhvillimi profesional i mësuesve, menaxhimi dhe sigurimi i cilësisë në arsim, si dhe shtimi i vëmendjes për zotërimin e kompetencave të të nxënit gjatë gjithë jetës“.

Në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026, Kushi shpreh angazhimin e plotë të MASR për të ndërtuar një sistem arsimor sa më gjithëpërfshirës, që trajton nevojat individuale të të gjithë fëmijëve, nxënësve e studentëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat