Ekzekutimi i Endri Mustafës, bashkëshortja e viktimës: Vrasja nuk ka lidhje me fisin Lici, ai iku me 15-vjeçarin në orën 10 e s’u kthye më

Shqipëria

Ekzekutimi i Endri Mustafës, bashkëshortja e viktimës: Vrasja nuk ka lidhje me fisin Lici, ai iku me 15-vjeçarin në orën 10 e s’u kthye më

Më: 18 maj 2021 Në ora: 12:20
Bashkëshortja e Endri Mustafës

Bashkëshortja e Endri Mustafës i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në lagjen Guerrile në Shkodër,  Ingrid Mustafa ka hedhur poshtë policinë në një deklaratë për mediat ditën e sotme.

Ajo ka thënë se Ibrahimi dhe fisi Lici janë miq me familjen e tyre.

“Ata janë komshi këtu nuk kemi pasur asgjë problem me ta, unë kam dhënë deklaratën time për të. habitem se si e kanë nxjerrë se nuk kanë lidhje, ne jemi 100% të sigurt se ngjarja nuk ka ndodhur me ta, ne jemi kojshi me ta nuk i kemi pasur asnjë lloj problemi me ta. ai iku në darkë më tha po iki deri në livadh e po vij për 10 minuta, ishte edhe natë, ishte me këtë djalin mbrapa se kishte ardhur dhe e kërkonte vazhdimisht.

I kishte bërë disa muhabete, por i thash që mos u merr me të, jo po ai është fëmijë nuk ia vuri veshin e anashkaloi se çfarë mund t’i bënte. ka ik në 10 të darkës dhe nuk kemi marrë asnjë fjalë nga ai. më gjatë nuk më tha as se ku po shkon as çfarë do të bëjë atje.  nuk ka pasur asnjë lloj kërcënimi, ai erdhi për qejf se çfarë muhabetesh nuk e di se çfarë i ka thënë. Iku me atë 15-vjeçarin nga shtëpia”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat