Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi mbi programin ‘Iliria’, nxit mësimdhënien e gjuhës italiane në sistemin arsimor shqiptar

Shqipëria

Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi mbi programin ‘Iliria’, nxit mësimdhënien e gjuhës italiane në sistemin arsimor shqiptar

Më: 18 maj 2021 Në ora: 18:18
Ilustrim

Ditën e sotme pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj, dhe Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, nënshkruan Marrëveshjen e re të Mirëkuptimit mbi Programin “Iliria” me qëllim nxitjen e mëtejshme të mësimdhënies së gjuhës italiane, si gjuhë e parë e huaj, në sistemin arsimor shqiptar.

Sipas një njoftimi për mediat me anë të kësaj Marrëveshjeje, Shqipëria merr përsipër të përhapë mësimdhënien e gjuhës italiane në sistemin parauniversitar.

Italia, nga ana e saj, do të vijojë të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të mësimdhënies së gjuhës italiane përmes lëvrimit të kontributeve në dobi të mësuesve shqiptarë të gjuhës italiane si dhe furnizimit, me materiale didaktike, të bibliotekave dhe laboratorëve të shkollave “Iliria”.

Kjo Marrëveshje parashikon gjithashtu edhe përfshirjen e shkollave teknike - profesionale vendase me module në gjuhën italiane të lëndëve jo gjuhësore, duke pasur parasysh praninë e gjerë të sipërmarrjeve italiane në Shqipëri si dhe nevojën për gjetjen e burimeve njerëzore të kualifikuara në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat