​Rama publikon pamje nga Unaza e Madhe e Tiranës

Shqipëria

​Rama publikon pamje nga Unaza e Madhe e Tiranës

Më: 18 maj 2021 Në ora: 19:56
Unaza e Madhe e Tiranës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi sot një video ku tregohet pjesa e përfunduar deri tani e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor për kryeqytetin.

“Unaza e Madhe e Tiranës. Puna vazhdon”, shprehet Rama në një postim në Facebook.

Për mbylljen e punimeve në Unazën e Madhe të kryeqytetit po vijon puna në dy segmentet e mbetura Unazës Lindore e cila lidh zonën e Shkozës dhe të Dajtit me Kodrën e Priftit dhe vazhdimit të pjesës së unazës nga rreth-rrotullimi Shqiponja te Lumi i Tiranës dhe Bulevardi i Ri.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat