Vrasja mafioze e Endri Mustafës/ Klodiana Lala zbardh dinamikën, si u gjet trupi i baltosur

Shqipëria

Vrasja mafioze e Endri Mustafës/ Klodiana Lala zbardh dinamikën, si u gjet trupi i baltosur

Më: 18 maj 2021 Në ora: 21:42
Klodiana Lala

Gazetarja Klodian Lala ka zbardhur dinamikën e vrasjes së Edri Mustafës në Shkodër.

E ftuar në “Open”, Lala tha se nga mënyra se si është nxjerr nga banesa, përdorja e një djali të mitur, deri tek dhunimi, tregojnë që kemi të bëjmë me një vrasje mafioze.

“Problemi është që grupi kriminal ka përdorur si karrem për ta nxjerrë nga banesa një djalë të mitur.

Duke qenë një person i kërkuar  viktima qëndronte i fshehur dhe shkonte në banesë sa herë merrte siguri.

Sipas deklarimeve të familjarëve ka qëndruar në basesë natën e Bajramit.

Pasi ka dalë nga banesa, ai mendohet të jetë dhunuar për disa orë. Vrasja është tipike mafioze për mënyrën se si është nxjerrë nga banesa, përmes një mesazhi nga një djal i mitur.

Është situatë paradoksale. Nuk ka pistë të qartë pse ka ndodhur ky dhunim apo  turturim,  këtë do e përcaktojë ekspertiza, më pas është ekzekutuar me 6 plumba.

Vetëm ekspertiza mund të tregojë nëse viktima është torturuar. Mendohet të jetë vrarë, trupi është gjetur komplet i baltosur, nuk ka patur njolla të shumta gjaku. Trupi është pikasur nga një peshkatar.

Është vrasje tipike mafioze, për faktin që është qëlluar me plumb në kokë, në gojë e pjesë të tjera, pra autrorët janë siguruar që të mos e linin të gjallë”, tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat