Ardit Çela: Të gjitha pretendimet e LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 24 QV të Beratit janë faktuar dhe thelluar

Shqipëria

Ardit Çela: Të gjitha pretendimet e LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 24 QV të Beratit janë faktuar dhe thelluar

Më: 18 maj 2021 Në ora: 23:22
Ardit Çela

Kandidati për deputet i LSI në qarkun e Beratit Ardit Çela tha për gazetaren Ilva Tare se të gjitha pretendimet e ngritura nga lëvizja Socialiste për integrim lidhur me parregullsi në 24 qendra votimi në qarkun e beratit janë faktuar me dokumente nga hapja e kutive nga KQZ, madje janë thelluar.

Sipas tij pretendimet e LSI nuk bazohen në motive politike por vetëm në shkresa zyrtare, ku nga provat rezultojnë me shkelje dhe mospërputhje të rënda.

“Ne po flasim për pavlefshmëri të 24 kutive që kanë të bëjnë që nga momenti i votimit. Të gjitha kanë arsyet e tyre që i kemi paraqitur dhe do i paraqesim edhe nesër në KAS. Pika e parë është pavlefshmëria e qendrës së votimit për shkak të arsyeve që tashmë i kemi paraqitur.

Pika e dytë është që dispozitat e kodit e përcaktojnë që në pavlefshmërinë e një ose disa qendrave votimi, nëse numri i zgjedhëseve ndikon në mandat sjell pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Do ta quaja vendim korrekt ligjor nëse këto QV do të quhen të pavlefshme”, tha z. Çela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat