Ledio Braho: Nesër KAS merr vendimin mbi shkeljet e pretenduara në qarkun e Beratit

Shqipëria

Ledio Braho: Nesër KAS merr vendimin mbi shkeljet e pretenduara në qarkun e Beratit

Më: 18 maj 2021 Në ora: 23:27
Ledio Braho

Pavarësisht pretendimeve nga PD dhe opozita për shkelje të kryera gjatë procesit zgjedhor, KAS ka hedhur poshtë kallëzimet për shkelje në zgjedhjet e 25 prillit, për disa qarqe.

Nesër pritet që të ketë një vendimmarrje edhe për qarkun e Beratit, gjë që e bëri të ditur Ledio Braho, që është anëtar i KAS.

“Nesër mund të kemi një vendimmarrje për Beratin, në qoftë se palët nuk kërkojnë prova të reja shtesë pas relatimin që do të bëjë nën-komisionerja”, u shpreh z. Braho.

Ledio Braho tha se do të shikohen të gjitha pretendimet, rast pas rasti dhe pas studimit të çdo prove do të jepet një vendim përfundimtar për çdo qendër zgjedhore.

“Neni 160 i Kodit Zgjedhor që parashikon pavlefshmërinë, nuk flet vetëm për pavlefshmëri të Kodit Zgjedhor, por flet për pavlefshmëri të ligjit”, tha Ledio Braho.

Anëtari i KAS shtoi se nevojiten një serë provash që mund të përdoren nga KAS për të parë nëse kanë ndodhur shkelje të Kodit Zgjedhor në një qendër votimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat